Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të bëra më herët gjatë ditës nga kreu i demokratëve Lulzim Basha. Nëpëmjet një postimi në Tëitter, Rama shkruan se energjitë tashmë mazhoranca do t’i harxhojë vetëm për triumfin e vendit. Kreu i qeverisë shprehet se humbësit fokusohen tek fituesit, por shton ai, mandati i tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ai thekson edhe një herë se dora e qeverisë do të jetë e shtrirë dhe ftesa e tyre vijon të jetë e hapur.