Kryeministri Edi Rama përmes një videoje në rrjetet sociale ka treguar sesi janë transformuar 17 qendra shëndetësore brenda një viti në Tiranë. E gjitha kjo ka ndodhur sipas tij në sajë të programit për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore. Rama shkruan se gërmadhat e 20 e kusur viteve tashmë ia kanë lënë vendin qendrave shembullore të kujdesit parësor me kushte dinjitoze. Rama shkruan hap pas hapi qendrave shembullore të kujdesit parësor, me standarde e kushte dinjitoze nga veriu në jug, nga cepi në cep, kudo ku deri dje as që bëhej fjalë për më shumë se sa karakatinat plot lagështi, zymtësi e zbrazëti.