Kryeministri Edi Rama, përmes një video në Facebook, ka publikaur pamjet nga lagja e re në Shijak e cila po rindërtohet, nga shkatërrimi I fuqishëm I tërmetit të 26 nëntorit. Nga video e publikuar, ku shihen pamje më dron nga lagja e re, duket se puna ka vijuar pa u ndalur, ndërsa pritet që banorët të akomodohen sa me shpejt në banesat e tyre. Kreu I qeverisë është shprehur se kjo lagje do të jetë një shëmbëlltyrë urbane e respektit dhe e solidaritetit me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët do të përfitojnë falas apartamente optimale.