Plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi është vlerësuar si më i miri që ka qenë ndonjëherë në tavolinë nga dy kryeministrat e rajonit, ai i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazovic. Pas mbledhjes së këtyre dy qeverive, që u mbajt në ditën e takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serbë Aleksandër Vuciq në Bruksel, Rama ka thënë se është në krah të Kosovës, duke i uruar kthjelltësi, vendosmëri dhe sukses.