Kryeministri Edi Rama ndau një video nga pritja në aeroportin e Riadit, ku zbarkoi këtë të hënë në krye të një delegacioni shqiptar në një vizitë zyrtare për të vlerësuar ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe thellimin e këtij bashkëpunimi. Rama u prit në Pallatin Mbretëror nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri Mohammed bin Salman Al Saud, të cilin e ftoi për një vizitë zyrtare në Shqipëri vitin e ardhshëm