Kryeministri Edi Rama u takua në Prishtinë me homologun e tij, Albin Kurtin. Takim ky I pari pasi lideri i Vetëvendosjes mori mandatin në krye të qeverisë pas fitimit të zgjedhjeve të 28 Dhjetorit. Ceremonia e pritjes u zhvillua me nderime të larta shtetërore, ku pas himneve respektive të dy kryeministrat patën një takim kokë më kokë që u pasua me mbledhjen e përbashkët të delegacioneve përkatëse.