Top News – Rama prezanton planin e PS/ 40% rritje pagat e mësuesve dhe mjekëve
15/03/2021 13:02

Kryeministri Edi Rama ka premtuar rritje pagash në mandatin e tretë me 40% për mësuesit, bluzat e bardha dhe 30% për punonjësit e administratës publike. Ndërsa e ka bërë të qartë vendosmërinë për të mbajtur të pandryshuar pagat e ministrave e deputetëve deri në vitin 2025. “Jam unë i pari nuk janë mjekët e infermierët, as mësuesit e policët, që e di që nuk mjafton, e ndaj në mandatin e tretë pagat e mësuesve do të rriten edhe 40% më shumë dhe po ashtu 40% do rriten dhe të bluzave të bardha që kanë njohur rritjen më të lartë historike në këtë mandat të dytë të PS. 30% do rriten edhe pagat e punonjësve të administratës publike. Ndërkohë që pagat e qeveritarëve e parlamentarëve as janë rritur as do rriten asnjë qindarkë deri në 2025″. Kreu i qeverisë i ka bërë një thirrje bizneseve të vogla që të kenë kujdes nga premtimi i opozitës për taksat, duke theksuar se me partinë socialiste, Taksa për 100 mijë biznese të vogla do mbetet zero deri në 2029. Bizneset e vogla që deri në 2013 paguanin taksë të sheshte 10%, me përgjysmimin e taksës që ditën e parë të qeverisjes sonë u kemi kursyer 200 mln usd. Sot kur fantazma e taksës së sheshtë është rishfaqur të bëjnë kujdes shumë në 25 prill, ndërkohë që sot e kanë zero të kenë shumë kujdes, mos harroni se për ata që quheshin biznes i vogël deri në 80 mijë dollarë xhiro në vit e jo deri në 140 mijë dollarë xhiro si sot, pa harruar tvsh zero që keni sot deri në 100 mijë dollarë.Rrini drejt e na mbështesni në rrugën e re për ju me zero taksë se rruga e tyre e vjetër që ju ka cuar për dreq katër herë se jeni pikërisht ata që fitoni më pak, kurse këta janë ata që juve ju marrin me shumë, e më pak u marrin atyre që fitojnë më shumë, s’ka mundësi që këtë herë t’ju dalë për mirë, se prapë për dreq do dalë, nëse dilni nga rruga e re”. Duke thumbuar opozitën dhe koalicionin e tyre, Rama iu drejtua me një mesazh të gjithë elektoratit opozitar: “O njerëz a do e kuptoni apo jo e kur do e kuptoni, e kam me të gjithë ata që u venë atyre pas që këta s’janë as për ju e as për Shqipërinë por për xhepin e rrethin e tyre sic kanë qenë gjithmonë sa herë që u ka rënë Shqipëria në dorë dhe që e kanë cuar për lesh dhie.

Top News – Çfarë u tha pas dyerve të mbledhjes. Deklarata e konfidencialitetit përplas Peleshin me Brahon
19/12 22:20
Top News – Bardhi, akuza ndaj PS. ‘Po zvarrit vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut’
19/12 18:49
Top News – Një takim nuk mjafton për Ballukun. Imuniteti, Avokatët duan kohë! PS pa datë tjetër
19/12 18:19
Top News – Çfarë ndodhi në fund të mbledhjes? Bardhi kërkon datë, Peleshi ikën
19/12 18:04
Top Channel/ “Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?” debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’
19/12 17:19
Top News- Berisha afrohet me SPAK, rreshtohet krah prokurorëve që po hetojnë Ballukun
19/12 17:13
Top Channel/ 10 mijë faqe, akuza Ballukut. PD kërkon t’i marrë me vete. PS: USB hapet vetëm këtu
19/12 15:43
Top Channel/ Shehaj “kamping” jashtë Këshillit të Mandateve, përplaset me Peleshin dhe gardistët
19/12 15:42
Top Channel/ “Big Brother” në 20 qytete. Smart City: Instalohen 5 mijë kamera inteligjente në rrugë
19/12 15:13
Top Channel/ Berisha: Nuk do ta nxjerrim sekretin, por nuk pranojnë seancë të mbyllur për vjedhjet
19/12 15:11
Top Channel/ Berisha flet për mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Nuk pranojmë seancë të mbyllur
19/12 14:03
Top Channel/ “Smart City Albania”/ Marrëveshja e sistemit të sigurisë , Rama: Sot fillon zbatimi
19/12 14:01
Top Channel/ “Ky sy magjik sjell personat e identifikuar”, Rama: Mori kohw, por sot fillon zbatimi
19/12 13:45
Top Channel/ “Do jetë protesta paqësore?”, Berisha: Nuk heqim dore nga parimet tona, revolta mund…
19/12 13:23
Top Channel/ “A bie poshtë emri SKAP tani që u ndërrua prokurori?”, ja si përgjigjet Berisha
19/12 13:22
Top Channel/“Ka vetëm një material sekret në dosje”, Berisha: S’pranojmë seancë me dyer të mbyllura
19/12 13:22
Top Channel/ “Smart City Albania”, Rama: Nuk është sistem kamerash, i jep Policisë “syrin magjik”
19/12 13:12
Top Channel/ “E kemi marrë nga miqtë e Emirateve”, Rama: Ky sistem ti sjell shkelësit në rresht
19/12 13:10
Top Channel/ Dosja ‘Balluku’, dalin pamjet nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve
19/12 12:51
Top Channel/ Shtyhet ndëshkimi, mbledhja e komisionit të etikës do të mbahet të martën
19/12 12:50
DIGITALB DIGITALB