Kandidatura e Mariglen Dishës për Librazhdin u prezantua nga kryesocialisti Edi Rama si një emër që do të vazhdojë transformimin rrënjësor të kësaj bashkie, të nisur tashmë nga socialisti Kastriot Gurra. Rama zbuloi arsyen pse në rastin e Gurrës nuk u ndoq politika e rikandidimit për kryetar bashkie. I rezervuar në detaje kryeministri u shpreh se atë e pret një tjetër detyrë në Tiranë.