Kryeministri Edi Rama do të presë më 29 tetor, në orën 10 të paradites eurodeputetin grek Fredi Beleri. Kështu shkruan gazeta greke, To Vima në edicionin e saj online. Beleri, i dënuar me dy vite burg nga drejtësia shqiptare për korrupsion zgjedhor do të takohet me Edi Ramën, sipas gazetës greke, në cilësinë e eurodeputetit dhe anëtar i Komitetit Parlamentar Europian për Shqipërinë.