Një tjetër rritje page për administratën publike, Kështu premtoi kryeministri Edi Rama, në një takim të organizuar nga Ministja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni me pjesëmarrjen e punonjësve dhe drejtuesve të administratës publike të të gjitha niveleve. Kryeministri vlerësoi se modernizimi në vijimësi i administratës publike në Shqipëri është një proces i domosdoshëm dhe i vazhdueshëm, i lidhur ngushtë me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, ndaj mbetet një ndër prioritet e qeverisë, si një instrument kyç për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit dhe si kusht për proceset integruese të vendit.