Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të hënë rrugën Bunavi – Kërkovë, në qarkun Vlorë, e cila ka hyrë në fazën e dytë të ndërtimit të saj, duke çelur mundësi reale zhvillimi për shtatë fshatra të njësive Shushicë dhe Llakatund. Një investim ky që i shërben edhe Bazës Ushtarake të Bunavisë që do të ketë rreth 500 forca të emergjencave civile.