Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto me Presidentin amerikan Joe Biden dhe zonjën e Parë, Jill Biden gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB që po zhvillohet në Nju Jork. Kreu i qeverisë shoqërohej nga bashkëshortja Linda Rama dhe mësohet se po zhvillon një sërë takimesh me liderë të ndryshëm botërore.