Kryeministri Edi Rama ka rënë pre e komenteve negative në Facebook, në lidhje me një postim të fundit për rrugën e re në zonën e Lezhës, që lidh Kallmetin me Ugrejn. “MIRËMËNGJES dhe me këto imazhe të një zone të bukur të Lezhës, ku rruga e re agroturistike Kallmet - Ungrej do të krijojë mundësira të tjera zhvillimi ekonomik e social, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan kryeministri.