Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka marrë peng Gjykatën Kushtetuese, duke e tërhequr zvarrë dhe poshtëruar atë për të shpëtuar zëvendëskryeministren, Belinda Balluku. Berisha - Çfarë tregon ky proces. Tregon tërheqjen zvarrë, se si Edi Rama tërheq zvarrë dhe poshtëron Gjykatën Kushtetuese. Kjo është dëshmia e parë e kësaj që po ndodh. Ajo mori përsipër një çështje, të cilën absolutisht nuk mund ta shqyrtonte pa kaluar në Apel dhe Gjykatën e Lartë. Dhe ajo po me urdhër të Edi Ramës, ka caktuar deri më tani 3 data dhe nuk e shqyrton dot, sepse Edi Rama e tërheq zvarrë për turpin e saj.