Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe maxhorancën se po tenton të mbrojë Olta Xhaçkën nga heqja e mandatit si pasojë e konfliktit të interesit. Për këtë ai u shpreh se nga Këshilli i Legjislacionit u dolë pa një vendim. Por çfarë do të ndodhë nëse Kuvendi nuk voton raportin e opozitës? Një thirrje e pati edhe për ndërkombëtarët? Sipas Bardhit nëse maxhoranca nuk vepron sipas asaj që thotë Gjykata Kushtetuese, gjithçka do të jetë në dorë të qytetarëve, duke paralajmëruar protesta. Raporti i opozitës kërkon që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë nëse ka ose jo konflikt interesi Olta Xhaçka, në përfitimin nga bashkëshorti të statusit të investitorit strategjik.