Partia Demokratike e konsideron presion te organizuar ndaj drejtesise, paralajmerimin e Rames per nderhyrje ne legjislacion pasi Gjykata Kushtetuese la ne fuqi pezullimin nga detyra te Belinda Ballukut. Kur një Kryeministër ndryshon ligjin ndërkohë që po hetohet bashkëpunëtorja e tij më e afërt, ai nuk po mbron ndonjë parim kushtetues apo ligjor. Po mbron pushtetin e vet të korruptuar. Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit për të shpëtuar veten. Kur Qeveria dhe Kuvendi bashkohen për të goditur vendimin e dy gjykatave në lidhje me një hetim penal aktiv, kemi dy pushtete që përpiqen të ndikojnë të tretin. Kjo nuk është ndarje pushtetesh. Është presion i organizuar kundër drejtësisë. Kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike, Gazment Bardhi kerkoi te mblidhet sa me pare keshilli per te shqyrtuar kerkesen e SPAK per autorizim per arrestimin e Belinda Ballukut.