Kryeministri Edi Rama duket se ka plotësuar kushtin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ndonëse jo plotësisht, në mënyrë që ky I fundit të pranojë ta takojë në kuadër të turit Ballkanik. Kërkesës së Kurtit për të zhvilluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive për të firmosur marrëveshjet bilaterale, Rama I është përgjigjur me firmosjen e 13 marrëveshjeve të planifikuara, e duke ia dorëzuar ato qeverisë nëpërmjet ministrisë së Jashtme të Kosovës. Këtë lajm e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale numri një I qeverisë shqiptare, teksa thekson se është në pritje të përgjigjes së Kurtit për takimin.