Ka nisur me debate mbledhja në Këshillin e Sigurimit në OKB, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzy, e ka cilësuar shkelje praninë e liderit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në debatin që po zhvillohet sot në selinë e OKB-së në Neë York. Pas fjalës së tij, kryeministri Rama tha se zgjidhja do të ishte që t’i jepet fund luftës në Ukrainë, në mënyrë që edhe Zelensky të mos mbajë fjalën e tij.