“Rama ik! – brohorasin disa qindra protestues të pajisur me fishekzjarrë, jo larg zyrave të kryeministrit Edi Rama, lideri socialist i Shqipërisë, i rizgjedhur për herë të katërt me mbi 53% të votave majin e kaluar.” Me këtë panoramë të Shqipërisë fillon artikulli i revistës franceze ‘Le Point’, e cila ka qënë në godinën qeveritare në Tiranë, ku ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin Edi Rama lidhur me luftën në Iran, zgjerimin e Bashkimit Europian, marrëdhënien me familjen Kushner dhe presidentin amerikan, Donald Trump.