Në samitin e Natos që u mbajt në Vilnius në Lituani, kryeministri Edi Rama u ndal te sulmet kibernetike që goditën vendin tonë, për të cilën fajësoi Iranin. I pyetur se cfarë duhet të bëjë Nato për të rritur mbrojtjen ndaj këtyre sulmeve, shefi i ekzekutivit tha se ka kjo ka qenë një sfidë e madhe për vendin dhe se mund të zgjerohet edhe më tej, me praninë e inteligjencës artificiale në jetën e gjithësecilit.