Dhënia e lejes për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, për tu betuar si i pari i Himarës, është kompetencë e gjykatës dhe jo e qeverisë. Kështu u shpreh kryeministri Rama në një intervistë për medien greke Kathimerini. Sipas tij, kërkesa e tij është rrëzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.