Pas debateve të një dite më parë me kreun e PD-së, Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri për çështjen e marrëveshjes së detit me Greqinë. Nga Shijaku ku ndodhej për të ndjekur procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, Rama deklaroi se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë për detin. Pasi fillimisht rikujtoi se opozita e tashme që po e akuzon se po I shet detin Greqisë, është ajo që ka firmosur marrëveshjen e 2009, që favorizonte fqinjët, Rama sqaroi se negociatat me Greqinë janë ndërprerë dhe se grupi negociator për vazhdimin e bisedimeve do të riformatohet.