Pas shkarkimit të drejtorëve dhe shefit të komisariatit të Shkodrës për rastin e lejimit të ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit, policia e shtetit ka ndërmarrë disa ndryshime që prekin strukturat drejtuese të saj në Tiranë, Kukës dhe Shkodër. Ndërkohë, në komisariatin nr.5 që kap zonën e Kamzës është emëruar shef Idriz Daulle, që deri më tani mbante postin e zëvendësdrejtorit të rendit në policinë e Tiranës.