Me debate të ashpra është shoqëruar seanca parlamentare e së enjtes, ku në rend të ditës ndër të tjera kishte projektrezolutën e propozuar nga PS, kundër raportit të Dick Marty, për trafik organesh gjatë luftës së Kosovës. Kryeministri Edi Rama ka fajësuar për këtë Partinë Demokratike, e cila gjatë udhëheqjes ë ish-kryeministrit Berisha, sipas tij ka votuar pro këtij raporti në Këshillin e Europës. Debati është ndezur kur kryeministri paralajmëroi shpalljen ‘non grata’ të Berishës edhe nga Britania.