Këtë të enjte kryeministri Edi Rama vijon takimin e dytë informal me ministrat e kabinetit të tij, në vijim të përcaktimit të objektivave për 2023-in dhe veçanërisht për zgjedhjet vendore të 14 majit. “Vazhdojmë diskutimin maratonë të fillimvitit, ku analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar na bën shumë optimistë për 2023-shin, po na jep edhe mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor", njoftoi sot në mëngjes kreu i Qeverisë përmes rrjeteve sociale. Pas këtij takimi Kryeministri Rama do të vijojë në informalitet me një tjetër takim, kësaj radhe me drejtuesit e PS-së në qarqe” – shkruan Rama në rrjetin social facebook.