Kryeministri Edi Rama deklaroi në podkastin e së dielës se PS nuk ka ndërmend të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut para vendimit të Gjykatës Kushtetuese për masën e pezullimit, seancë e cila është caktuar të mbahet në datë 22 janar.