Kritikat e Komisionit Europian për amnistinë fiskale nuk e kanë ndalur kreun e qeverisë, Edi Rama, të vijojë konsultimet për miratimin e amnistisë. Qeveria shqiptare i ka dërguar një ftesë zyrtare përfaqësuesve të biznesit, për të diskutuar lidhur me projekligjin, i cili u has me kritika të shumta për shkak të rrezikut që mbart për pastimin e parave të krimit.