Kreu i qeverisë, Edi Rama do të udhëtojë drejt Brukselit, në selinë e NATO-s, ku do të zhvillojë një takim me sekretarin e përgjithshëm të aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg. Fokusi i bisedimeve do të jetë instalimi i një baze navale të NATO-s, në portin e ri të Durrësit. Sipas axhendës zyrtare të publikuar në faqen e NATO-s, takimi mes Ramës dhe Stoltenberg do të fillojë paraditen e 13 korrikut, dhe fill pas përfundimit të bisedimeve do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp rreth orës 13 e 15 minuta, të kësaj të mërkure.