Në tavolinën e Kryeministrit Edi Rama nuk ka mbërritur ende zyrtarisht vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut. Megjithatë, kryesocialisti nuk humbet kohë dhe ka nisur fushatën për zgjedhjet e pritshme në kryeqytet.