Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga aksioni i lirimit të hapësirave publike në Kepin e Rodonit. Në një postim në Facebook Rama shkruan: “Me rivendosjen e rendit ligjor në trupin e mrekullueshëm të Kepit të Rodonit, ku u shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun” e ku tanimë forcat e xhenjos po pastrojnë volumet e mëdha të inerteve, si edhe me vullnetin e plotë për ta vazhduar këtë kthesë të re për Rilindjen Urbane 2.0, ju uroj një ditë të mbarë.”