Dhënia e fjalës ish-kryeministrit Sali Berisha, të parit në radhë në Kuvend, ka shkaktuar reagimin e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit në një moment është nervozuar me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, të cilës duket se i kërkon llogari. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryeparlamentares, e cila i përgjigjet por duke harruar mikrofonin hapur.