Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Vatikan, ku do të pritet në takim nga Papa Leon XIV. Përveç delegacionit, Rama është gjithashtu i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Gjatë qëndrimit të tij në Vatikan, kreu i qeverisë vizitoi bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania, ku bëri edhe lutje. Në këtë vend simbolik për besimtarët shqiptarë, Rama përcolli një mesazh shpirtëror, duke ia besuar Shqipërinë, familjet dhe rininë mbrojtjes së Zojës së Këshillit të Mirë. Në lutjen e tij, Kryeministri kërkoi udhëzim, dritë dhe mbrojtje për vendin, duke theksuar rëndësinë e besimit, unitetit dhe shpresës për të ardhmen e shoqërisë shqiptare.