Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të martë punën në shkollën e re ‘Angela Merkel’ në Kamëz’. “Aty ku Rilindja e Arsimit ka pasqyrën e vet më spektakolare, falë bashkëpunimit të ngushtë bashki-qeveri, i cili e ka kthyer realitetin tejet të zymtë të femijëve të Kamzës, në një realitet shembullor prej 19 shkollash të reja, njëra më e bukur se tjetra.