Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, një strukturë e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është tashmë funksionale edhe me mbështetjen e aleatit strategjik të Shqipërisë, SHBA. Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, David Wisner si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Arben Kingji morën pjesë në inaugurimin e kësaj njësie që do të luajë një rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve tona të informacionit.