Konferenca Ndërkombëtare me fokus Evropën Qendrore dhe Jug-Lindore do të mbahet këtë të mërkurë në Lubljanë të Sllovensië ku përfaqësuesve të vendeve u ofrohet një platformë për të shprehur opinionet mbi shoqërinë moderne dhe të ardhmen e saj. Qëllimi i Forumit është të mbledhë pjesëmarrës nga fusha të ndryshme me njohuri të ndryshme dhe t'i inkurajojë ata të shkëmbejnë pikëpamje dhe të kërkojnë zgjidhje novatore për sfidat aktuale dhe të ardhshme.