Potenciali turistik i qarkut të Korçës është kryefjala e progamit elektoral të Partisë Socialiste për katërvjeçarin e ardhshëm. Kryesocialisti Edi Rama u ndal në Kolonjë, ku prezantoi kandidatin njëherazi edhe kryebashkiakun aktual të Ersekës, Erion Isain. Rama u shpreh se aksi i ri Kolonjë-Korçë do të afrojë më shumë këto dy zona dhe do të ndikojë në zhvillimin turistik të juglindjes.