Kryeministri Edi Rama, nga Ohri, aty ku po merr pjesë në Forumin e Prespës, është ndalur sërish tek vendimi i fundit i Këshillit Europian për të mos i hapur negociatat. Gjatë fjalës së tij, Rama shprehu zhgënjimin me Bashkimin Europian, teksa u shpreh se tani nuk e ndien më fare pritjen e një përgjigjeje nga ana e BE. “Në masë të madhe kjo është ajo që na ndodh, por të jem i sinqertë me ju e më gjithë të tjerët tanimë nuk e ndiej më atë, fare, e jam tepër serioz në këtë drejtim s’e them këtë sa për të thënë dicka, por me të vërtetë, më nuk e ndiej fare, nuk e pres e nuk e ndiej atë që e ndieja paraprakisht kur filloi.”, u shpreh kreu I vendit.