Kryeministri Edi Rama do t’i bashkohet këtë të hënë Forumit Ekonomik Botërorë, që zhvillohet në Davos të Zvicrës. Ai d të marrë pjesë në disa tryeza të rrumbullakëta ndërsa mësohet se do të jetë dhe pjesë e shumë paneleve që do të organizohen në këtë aktivitet. Po ashtu kreu i qeverisë do të takohet dhe me homologë, liderë të bizneseve, sipërmarrës e drejtues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare si dhe personalitete të tjera pjesëmarrëse.