Vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë do e gjejë homologun e tij grek Mitsotakis në Turqi ku ka planifikuar një takim me presidentin Reyep Tayip Erdogan. Mitsotakis e bëri të qartë se kryeministri shqiptar nuk është i ftuari i tij në Athinë, por se nuk mund të ndalohet zhvillimi i takimit me emigrantët. Mediat greke bëjnë me dije se pjesë e axhendës së Mitsotakis në fundjave do të jetë Ankaraja dhe bisedimet me Erdogan.