Kryeministri Edi Rama vendosi në mbledhjen e grupit parlamentar që të ndryshojë kabinetin qeveritar. Kështu kreu I ekzekutivit vendosi që Belinda Ballukun, tashmë të pezulluar nga GJKKO, ta zëvendësojë me Albana Koçiun, ndërsa në vend të kësaj të fundit tek Ministria e Brendshme të emërojë Besfort Lamallarin. Pak muaj në krye të ministrisë së Drejtësisë, Lamallari rikthehet edhe njëherë në institucionin ku për shumë vite ishte zv/ministër, por me detyrën për ta drejtuar. Ndërkohë vendin e tij tek Drejtësia, Rama vendosi që t’ia besojë Toni Gogun, ministrin e marrëdhënieve për Parlamentin, ndërsa vendin e ketij të fundit e zë Erjona Ismaili.