Në mbyllje të misionit të saj diplomatik në Tiranë, kryeministri Edi Rama e dekoroi diplomaten Yuri Kim me Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike. Gjatë udhëtimit të tij nga Brukseli drejt Tiranës, Rama publikoi një letër të gjatë lamtumire, për gjithë mbështetjen dhe rolin e diplomates Kim në politikën shqiptare, organet e drejtësisë dhe përmirësimin e jetës së popullit shqiptar.