Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se në fund të Saminit BE-Ballkan Perëndimor është marrë vendimi që të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës të hiqen. “Kemi lajme të shkëlqyeshme për Kosovën. Në fund të samitit dhe pas diskutimeve u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe hiqen sot dhe një pjesë në fund të janarit”, njoftoi Osmani. Gjatë njoftimit presidentes iu bashkua kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ia dha meritat për heqjen e masave. “Kjo grua ka qenë e jashtëzakonshme sot. I ka zhblloku të gjitha fondet. Le se cka thotë kemi lajme, s’kemi lajme, ka kjo lajme. Është merita e saj 100%”, tha Rama.