Kryeministri Edi Rama shpërndau në Himarë 437 tituj pronësie për shtëpitë e trashëgura në zonat kadastrale me probleme kronike. Në fjalën e tij, Rama vlerësoi se çështja e pronave është përdorur për interesa të ngushta politike, teksa u zotua se asnjë metër katror tokë e himariotëve nuk i është dhënë atyre që ju referua si oligarkë.