Top News- Rama: Muzeu i Artit Islam brenda 2030! Do të vendoset në godinën e famshme të Sarajeve
17/09/2025 22:49

Kryeministri Edi Rama tha se Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame, një qendër e re kulture, që do të ndërtohet në një godinë historik në qendër të Tiranës, pritet të jetë gati brenda vitit 2030 . Muzeu do të vendoset në godinën e famshme të Sarajeve në qendër të Tiranës. besoj që jemi me fat që janë bashkuar këto forca dhe na jepet mundësia që këtë nismë ta materializojmë në këtë, pikërisht godinën, si bërthamë e muzeut të ri që siç e shtroi arkitekti, do të përbëhet nga kjo godinë dhe nga një godinë tjetër bashkëkohore, e për më tepër jemi me fat sepse jo vetëm që do të kthejmë në identitetin e vet të plotë edhe do të restaurojmë ashtu siç duhet godinën e Sarajeve, por e kemi mundësinë ta kemi këtë muze, mu në zemër të Tiranës. Projekti synon të shërbejë si një “gjerdan arti” bashkë me Teatrin dhe Galerinë, duke pasuruar ofertën kulturore të Tiranës dhe duke riafirmuar lidhjen e trashëgimisë islame me kulturën evropiane dhe mesdhetare. besoj që edhe lidhja e gjithë kësaj pjese me pjesën tjetër ku kemi Piramidën e më pas muzeun tjetër që është në ndërtim e sipër me koleksionin unikal të të ndjerit Artan Lame, na japin mundësi që ta shohim të nesërmen e Tiranës, të pasur me ‘’stacione’’ arti, me ‘’stacione’’ kulture, me ‘’stacione’’ historie, të cilat do të shkojnë duke u shtuar. Ajo që është e rëndësishme në këtë rast, është se ky është një ‘’stacion’’ kyç i historisë sonë, i historisë sonë si komb, i historisë së qytetit tonë, të kryeqytetit të Shqipërisë. Edhe më vjen shumë mirë që së bashku ta çojmë përpara këtë nismë edhe t'i vëmë qëllim vetes që deri në Shqipërinë 2030, se unë me atë e kam fiksimin, ju e keni me shekujt e kaluar, ta kemi të çelur derën e këtij muzeu.

Top Channel/ Plani i PS për pronat: Brenda 2027, regjistrim titujve të pronësisë
28/03 23:16
Top News – Spiropali përplaset me ministren Ismaili. Zbardhen debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS
28/03 21:30
Top News – Zgjedhjet në struktura dhe shtimi i anëtarësimeve, Klosi rreshton detyrat për socialistët
28/03 20:17
Top News – Nis rienergjizimi i PS në Tiranë, Rama në njësinë nr.2, porositë për socialistët
28/03 20:16
Top Channel/ Presidenti Begaj: Mjekësia, profesioni i sakrificës dhe humanizmit
28/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet urdhri i Ramës për ministrat: Zbrisni ne terren
28/03 19:42
Top Channel/ PS nis rienergjizimin në Tiranë, Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Njësinë 2
28/03 19:14
Top Channel/ Rama në Njësinë 2: Do ristrukturojmë Tiranën, rritja e pensioneve do dyfishohet…
28/03 18:34
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Qëlloni me vezë e domate deputeten e PS
28/03 15:55
Top News-PS nis turin ‘Punët për Shqipërinë’. Deputetë, ministra e kryebashkiakë të gjithë në terren
28/03 15:44
Top Channel/ Berisha thirrje për protesta: Më 17 prill për largimin e Ramës. Reagim edhe për naftën
28/03 15:08
Top Channel/ Takimi me dyer të mbyllura, Rama mbledh qeverinë me deputetët: Zbrisni në terren
28/03 15:06
Top News – ‘PS po kthehet në origjinë, është themeluar mbi krimin, ta rrëzojmë!’
28/03 14:49
Top News – ‘Patronazhistët, si sigurimi i shtetit gjatë diktaturës, do i ndëshkojmë!’
28/03 14:48
Top News – ‘Pensione cinike dhe qesharake, të moshuarit nuk blejnë dot ilaçe’
28/03 14:48
Top News – ‘Nafta, ndëshkim mbarëqytetar, çmimet në Shqipëria, sa në Zvicër’
28/03 14:48
Top News – Berisha akuzon për plaçkitje të pronës private.’Dimensioni më antiqytetar’
28/03 14:48
Top Channel/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Spiropali dhe Braçe ulen në fund të sallës
28/03 14:31
Top News -‘Lulzim Basha donte bashkimin me PS, tani jemi në kilometrin e fundit!’
28/03 14:25
Top News – ’83 thikat e krimit në parlament, BE reagoi!’ Berisha flet për Ballukun
28/03 14:25