Mungesa e kryeministrit në parlament, la pa përgjigje akuzat opozitare që shënjestronin pikërisht Ramën për fjalorin e përdorur gjatë seancave plenare. Kreu i qeverisë, u distancua nga diskutimet e axhendës parlamentare, për të udhëtuar drejt Beogradit, ku në tryezën e liderëve të Ballkanit Perëndimor diskutoi për energjinë e ripërtëritshme.