Ndalesa e radhës e Partisë Socialiste në turin me diasporën ishte Italia. Shumë afër qytetit të Milanos, pallati i sportit në Busto Arsizio, u vesh me ngjyrat kuq e zi, nën tingujt e këngëve në gjuhën shqipe. Pa harruar vitet e vështira të emigrantëve shqiptarë përtej Adriatikut, kryeministri Edi Rama u shpreh në fjalën e tij se tashmë imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar katërcipërisht.