“Rroftë Shqipëria, zito i Elladha, rroftë Europa demokratike! Zoti i bekoftë shqiptarët dhe vëllezërit e tyre grekë dhe haptë një faqe të re vëllazërie, rendi e paqeje mes Shqipërisë dhe Greqisë.” Nën tinguj dhe ngjyra patriotike shqiptare, stadiumi ‘Galatsi’ në Athinë mirëpriti kryeministrin shqiptar Edi Rama, ministra dhe deputetë socialistë, në ndalesën e tyre të parë të turit me diasporën. Në pamundësi për t’u takuan me homologun grek, Mitsotakis, teksa ky i fundit ndodhet në Ankara në një takim me presidentin turk, Erdogan, kryeministri Rama i përcolli një mesazh politik përmes vargjeve poetike të Naim Frashërit.