Emrat e listës së hapur duhet të luftojnë të vetëm për të siguruar një ulëse në legjislaturën e ardhshme të kuvendit, pa përkrahjen e kolegëve që e kanë të sigurt mandatin e deputetit dhe pa mbështetjen e strukturave. Në ndërkohë që lufta mes të majtëve po ashpërsohet, pasi emrat më me peshë të Partisë Socialiste duhet të sigurojnë vota preferenciale, kryetari Edi Rama u ka bërë të qartë kandidatëve rregullat e lojës.