Presidenti Bajram Begaj thirri këtë të premte në presidencë kryeministrin Edi Rama të cilin e mandatoi për krijimin e qeverisë së re. Kreu i shtetit e priti kryeministrin në një takim të shkurtër në Presidencë, ku i dha edhe dekretin. Në dokumentin e nënshkruaj prej Begajt shihet se dekreti ka dy nene, ku përveç dekretimit të Ramës si kryeministër, është shtuar edhe një tjetër nen që ka të bëjë me ministrinë e Inteligjencës Artificiale.