Mandati i Kuvendit përfundon më 10 shtator dhe nga ky moment i takon presidentit të republikës, Bajram Begaj të mbledhë deputetët e rinj, jo më vonë se dhjetë ditë nga përfundimi i mandatit Mbledhja e parë e konstituimit të kuvendit drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, që rezulton të jetë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, por nëse ai nuk pranon të çelë punimet e kuvendit të ri atëherë kjo detyrë i takon Tritan Shehut. Nëse asnjë prej demokratëve nuk pranon të drejtojë punimet e seancës, nisur prej pretendimeve për farsë elektorale, atëherë kjo detyrë mund t’i kalojë mjekut dhe sipërmarrësit 68 vjeçar socialist, Vasil Llajo.